Superliga e Kosovës

Fitojnë Prishtina e Gjilani, Drita barazon me Trepçën ‘89

Prishtina e nis me këmbë të mbarë kampionatin elitar në Kosovë, teksa iu imponua 1-2 Dukagjinit në transfertë. Kryeqytetasit e zhbllokuan takimin pa u mbushur gjysmë ore lojë me Endrit Krasniqin, por vendësit reaguan shpejt, duke barazuar me Januzin në minutën e 41-të.

Deri pesë minuta para përfundimit të kohës së rregullt rezultati ishte në ekuilibër, por pikërisht në të 85-tën Useini shënoi golin e fitores për Prishtinën.

Vetëm dy ditë pas prezantimit si futbollist i Gjilanit, ish-sulmuesi i Partizanit, Theophilus Solomon realizoi dygolësh në suksesin 3-2 të Gjilanit përballë Ferizajt. Golin e parë për vendësit e shënoi Zeka, por miqtë u kundërpërgjigjën me golat e Ramadanit në fund të pjesës së parë dhe të Haxhimusës sapo nisi fraksioni i dytë. Përmbysja do të vinte nga Solomon në fundin e takimit (83’ dhe 90’).

Sfida mes Trepçës ’89 dje Dritës u mbyll në barazim 2-2. Christian Mba reaizoi dygolësh për mitrovicasit në pjesën e parë, por në fraksionin e dytë erdhi kundërpërgjigjja e “intelektualëve” me Islamin dhe Tahirin.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency