Fiton “derbin” ndaj Grezdës, Tuci i dhuron golin e katërt Lokomotiva Zagrebit
Ndeshja mes Sibenik dhe Lokomotiva Zagrebit në Kroaci është kthyer në derbi shqiptarësh me Eros Grezdën dhe Indrit Tucin, që kanë realizuar mbrëmjen e kësaj të premteje.
Grezda ishte pjesë e formacionit të vendasve, ndërsa gjeti rrugën drejt rrjetës dhe zhbllokoi rezultatin e këtij takimi në minutën e 14’ dhe i dha avantazhin ekipit të tij.
Megjithatë ky avantazh zgjati deri në minutën e 65’ kur Lokomotiva Zagreb barazoi me Kacavendën, dy minuta më pas ishte Soldo ai që realizoi, ndërsa në minutën e 76’ Kacavenda shënoi dopietë dhe në të njëjtën kohë golin e tretë për miqtë.
Rezultati final i përballjes Sibenik-Lokomotiva Zagreb u “firmos” nga Indrit Tuci, i cili hyri në fushën e lojës në minutën e 57’ ndërsa në minutën e 86’ ai do të godiste portën e Rogic dhe do i dhuronte golin e katërt ekipit të tij.
Duhet theksuar se skuadra e Grezdës luajti që nga minuta e 71’ me 10 lojtarë, pasi Peric doli jashtë fushës për shkak të kortonëve.
Pas përfundimit të takimit të raundit të 27-të të 1. HNL, Sibenik renditet në vend të tetë me 26 pikë, teksa Lokomotiva Zagreb qëndron në vend të pestë me 36 pikë të grumbulluara.



