Fiton të pestën radhazi, Bayerni “frikëson” Dortmundin
Bayerni i Mynihut “frikëson” Borussian e Dortmundit me fitoren e pestë radhazi në Bundesligë në fushën e Eintrachtit të Frankfurtit.
Kampionët në fuqi zhvilluan një ndeshje perfekte në “Commerzbank-Arena” ku realizuan tri herë, pas pësuar asnjë gol.
Zhbllokoi takimin në minutën e 35-të veterani Franck Ribery pasi u shërbye me zgjuarsi nga Robert Lewandowski.
Francezi realizoi të dytin personal në të 79-ën, këtë radhë pasi mori një pasim nga Kimich, ndërsa shifrat në 0-3 i vulosi Rafinha pak para fundit. Riberiy theu një rekord, ai është i lojtari më i vjetër (35-vjeç dhe 259 ditë) që shënon 2 gola në një ndeshje me fanellën e Bajernit të Mynihut
Për të mbrojtur titullin kampion, që u kërcënohet nga Dortmundi, bavarezët duhet të rikuperojnë 6 pikë në fazën e dytë, një mision i vështirë por jo i pamundur për një ekip ekspert si Bayerni.



