Eredivisie

Fiton thellë ndaj Heracles, Ajax “blindon” kreun e Eredivisie

Skuadra e Ajax ka triumfuar me rezultatin 3-0 ndaj Heracles për takimin e raundit të 21 të Eredivisie.  Vendasit e nisën episodin e golave në minutën e 22’ me Klaassen, teksa pjesa e parë e kësaj sfide do të mbyllej me rezultatin 1-0. Përveç golit Ajax mori edhe dy kartonë të verdhë me Alvarez dhe Antony në pjesën e parë të kësaj sfide.

Pjesa e dytë e këtij takimi do të ishte më intensive, me vendasit, të cilët pavarësisht se kishin marrë avantazhin tentuan vazhdimisht që të thellonin rezultatin.

Në minutën e 55’ do të ishte Haller ai i cili do të shënonte golin e dytë për vendasit. Më pas në minutën e 65’ të përballjes ishte Taylor ai që realizoi tripletë për Ajaxin.

Pas kësaj sfide shkon në kuotën e 51 pikëve dhe mban vendin e parë të Eredivisie i palëkundur, teksa Heracles qëndron në vend të 15 me vetëm 20 pikë të grumbulluara në kampionatin kryesor të futbollit holandez.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency