Kategoria Superiore

Fitore dhe mbrojtje e hekurt, Kastrioti më afër mbijetesës me Çelën

Kastrioti bëri surprizën në javën e 19-të, me fitoren 2-0 ndaj Dinamos, çka solli edhe largimin nga stoli i bluve të Bledi Shkëmbit. Një fitore karakteri për skuadrën krutane, që interpretoi në mënyrë perfekte një takim të vështirë, përballë një Dinamoje të etur për t’u ringritur në nivelet e emrit që përfaqëson.

Një 2-0 i pastër me protagonist Bedri Grecën, por që shpërblen lojën e një skuadre dhe mbi të gjitha të grupit, të aftë për t’i rezistuar sulmit dinamovit – me skuadrën kryeqytetase që bëri lojën në 30 minutat e para – për të goditur në momentin e duhur kundërshtarët. Energji, shpirt gare dhe besim, janë komponentët e një Kastrioti që i jep të drejtë Emiliano Celës, një ndër trajnerët më surprizues të vitit 2022 që sapo ka nisur, pavarësisht moshës dhe eksperiencës së parë në drejtim.

Rank Teams Played Points
1 Tirana 36 73
2 Laçi 36 63
3 Partizani 36 58
4 Vllaznia 36 55
5 Kukësi 36 55
6 Teuta 36 50
7 Kastrioti 36 43
8 Egnatia 36 35
9 Dinamo 36 29
10 Skënderbeu 36 26

Më 36-vjeçarin në stol, në 4 ndeshje Kastrioti ka grumbulluar dy fitore, një barazim dhe vetëm një humbje, duke ndryshuar krejtësisht fytyrë nga skuadra që mbyllte 2021 kur ekzistonte rreziku të shihej si ekipi i parë që ngrinte flamurin e bardhë në luftën për mbijetesë.

Një tjetër veçori, është se nën drejtimin e Çelës, Kastrioti pëson shumë pak, vetëm 1 gol edhe atë me penallti në 4 takime të luajtura, një cilësi thelbësore për një skuadër që lufton për mbijetesën.

Java e 19-të, kombinuar me humbjet e rivalëve – Egnatias dhe Skënderbeut – ka shërbyer për ta ndezur më shumë se kurrë frontin e betejës për qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar, me Kastriotin që me vetëm një pikë më pak, mund të tentojë parakalimin dhe braktisjen e vendit të fundit.

Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency