Kategoria Superiore

Fitore e dhimbshme për Vllazninë, golavarazhi i mohon titullin kampion

Vllaznia fiton dhe kjo ishte ndoshta fitorja më e dhimbshme, ajo 2-0 ndaj Laçit në javën e fundit të kampionatit, sepse nuk ka mjaftuar për të siguruar titullin kampion, pasi Teuta ka shënuar 6 gola ndaj Apolonisë.

Zhgënjim i pamatë për lojtarët dhe sponsorin Xhaferi, por duartrokitjet e publikut të madh shkodran janë mesazhi se ata kampionatin e tyre e kanë fituar, pasi besuan dhe luftuan deri në fund, me shpirt e me zemër dhe tani kthehen pas kaq vitesh në Europë, teksa pas pak ditësh mund të fitojnë një trofe, Kupën e Shqipërisë.

Edhe pse pa tifozë, tribuna kryesore ishte plot në “Loro Boriçi”, teksa flitet prej ditësh vetëm për këtë ndeshje në Shkodër, janë të gjithë aty në fakt me mendje dhe zemër duke shpresuar titullin. Brdaric zgjedh Hoxhajn, Imerin dhe Krujën pas Haris Dilaver, ndërsa te Laçi i Shpëtim Duros Mazrekaj me Harmon në dyshen e sulmit, Sali në portë dhe jo shkodrani Sherri.

Vllaznia është që në start e orientuar drejt sulmit dhe Sali i bën një dhuratë që në minutën e dytë Demir Imerit, që nuk shfrytëzon si duhet duke humbur një rast të mirë për golin e avantazhit.

Pak më vonë është Fjoart Jonuzi që lëshon një goditje që përfundon jashtë. Vllaznia mbetet para, përballë një Laçi që goditjen e parë e provon në minutën e 20′ me Harmon, por pret pa problem Zogoviç.

Në minutën e 23 iniciativat e kuqebluve shpërblehen, pasi Haris Dilaver nuk ia del dot të gjuajë në zonë, deri këtu është gjithçka e rregullt, por jo në ndërhyrjen e Deliut në zonë ndaj Isaevskit.

Kryesori Kridens Meta tregon pikën e bardhë të 11-metërshit i bindur, pasi nuk mund t’i ndryshojnë mendjen protestat energjike të lojtarëve të Laçit. Në duelin e 11 metrave shkon heroi i ndeshjes në “Air Albania”, Herald Marku, i cili nuk gabon edhe këtë herë.

Ka entuziazëm në tribunë për këtë gol, por lajmet që vinin nga “Niko Dovana” nuk ishin aspak të mira. Shkodranët gjetën edhe golin e dytë me anë të Harris Dilaver, duke vulosur suksesin që i bën ta mbyllin kampionatin në vendi ne dytë, ndërsa kartonët e kuq të Adilit dhe Turkajt nuk ndryshuan rrjedhën e ndeshjes.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency