Kosovë

“Fitore e merituar”, Giresse: Dresevic-Muslija na dhanë freski, Rrudhani super

Kosova reagoi pas humbjes me Greqinë, duke triumfuar 3-2 ndaj Irlandës së Veriut në Nations League. Trajneri i dardanëve, Alain Giresse e cilësoi tepër të rëndësishme këtë fitore, teksa foli edhe për “finalen” e 12 qershorit ndaj Greqisë në Volos.

Rëndësi ka që fituam ndeshjen, ishte një fitore e merituar. Sa i përket asaj çfarë ndodhi në fushë mund të diskutojmë pafund, rëndësi kishte fitorja.

Mesfusha? Reagimi i treshes së mesfushës ishte i duhuri, ai që prisnim. Dresevic dhe Muslija sollën freksi në mesfushën tonë, jemi të kënaqur.

Kërkesa ime që lojtarët e krahut të ndihmonin edhe në mbrojtje? Po, sepse nuk mund të parashikojmë rrethanat e një ndeshjeje. Është situata e lojës që na detyron ndonjëherë të rikthehemi për të ndihmuar mbrojtjen, nuk do të thotë që nuk më pëlqen futbolli sulmues.

Rrudhani ia doli, ishte ndeshja e parë, ai bëri një ndeshje shumë të mirë. Ujkanin e njohim, ai është gati sa herë kemi nevojë për të.

Ndëshkimet me kartonë të verdhë? Nuk ka nevojë për përgjigje… Nuk jam i kënaqur që do na mungojnë tre lojtarë, padyshim që nuk jam i kënaqur, shtohen problemet.

Greqia? Do luajmë me 11 lojtarë”, deklaroi shkurtimisht trajneri francez.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency