La Liga

Fitore me përmbysje e Realit në derbi, Los Blancos ngjiten të tretët

Fitore me përmbysje për Realin e Madridit ne derbin e vogël të kryeqytetit spanjoll ndaj Leganes. Në sfidën e prapambetur të La Ligas, morën hak ndaj Leganes për eliminimin që këta të fundit u shkaktuan në çerekfinalet e Kupës së Mbretit. Los Blancos e gjetën forcën për të fituar në një sfidë ku nuk kishin në dispozicion emra të rëndësishëm si Cristiano Ronaldo, Luka Modric dhe Toni Kroos.1-3 ishte rezultati përfundimtar i sfidës në favor të Realit që me këtë sukses u ngjit në vendin e tretë në kuotën e 48 pikëve, 14 më pak se Barcelona që kryeson dhe -7 nga Atletico e vendit të dytë. Golit të shpejtë të Bustinzas që në minutën, finalizim që u dha avantazhin vendasve të Leganes iu përgjigjën, Lucas Vasquez i cili barazoi shifrat në të 11-tën pas asistit të Casemiros. Në minutën e 29-të Lucas Vasquez i kthehu nderin mesfushorit brazilianit duke i servirur topin që solli golin e dytë dhe atë që përmbysi shifrat, me Casemiron që kaloi në epërsi skuadrën e Zidane. Fitoren e Realit të Madridit e vulosi kapiteni Sergio Ramos i cili në minutën e 90-të kthehu në gol një 11-metërsh të fituar nga Mateo Kovacic.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency