Futboll

Fitore me tre gola, Struga “i rrëmben” vendin në renditje Rabotnickit

Është mbyllur ndeshja e parë e raundit të 25-të të MFL-së, elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut, dhe Struga ka fituar një pozicion në renditje pas përballjes me Rabotnicki.

Struga mundi Rabotnickin me rezultatin 1-3 në transfertë, në një takim që e dominoi të gjithin. Ky takim u zhbllokua në minutën e 13’ kur Jahja do t’i jepte avantazhin e ekipit të tij.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1, ndërsa vetëm katër minuta pas nisjes së fraksionit të dytë do të shënohej goli i dytë nga Struga, që u realizua nga Shabani nga pika e bardhë e penalltisë.

Në minutën e 61-të ishin vendasit ata që do të realizonin me Rason, teksa në minutën e 81’ do të trefishohej rezultati për Strugën, që shënoi me Joben.

Pas kësaj jave Struga renditet e shtata me 33 pikë, teksa Rabotnicki në vend të tetë me 31 pikë të grumbulluara.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency