Bundesliga

Fitore në “frymën e fundit”, Dortmundi rimerr kryesimin e renditjes

Borussia e Dortmundit ka arritur të marrë një fitore “në frymën e fundit”, në transfertën ndaj Herthës së Berlinit, rezultat ky që e ka ndihmuar të ngjitet përkohësisht në krye të renditjes.

Salomon Kalou shënoi dy herë për vendasit në pjesën e parë, ndërsa verdhezinjtë shënuan vetëm një gol me Delaney, duke shkuar në dhomat e zhveshjes, në disavantazhin e një goli.

Pjesa e dytë foli për skuadrën e drejtuar nga Lucien Favre, që barazoi me Zagadou në minutën e 47’ dhe shënoi golin e fitores me Reus, në minutën e dytë shtesë.

Vlen të theksohet se Hertha e Berlinit e mbylli ndeshjen me 9 futbollistë, pasi Torunarigha dhe Ibisevic u ndëshkuan me kartonë të kuq.

Më herët u luajtën edhe ndeshje të tjera të Bundesligës, ku ra në sy triumfi 5-2 i Wolfsburgut ndaj Dusseldorfit, por edhe fitorja 0-1 e Leipzigut në transfertën e “Gelsenkirchen” ndaj Schalke 04.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency