Premier League

Fitore në “frymën e fundit”, Liverpooli “vrapon” drejt titullit me pikë të plota

Liverpool “vrapon” drejt rikthimit te titulli kampion, që i mungon prej shumë vitesh, teksa sot mori fitoren e tetë në po kaq ndeshje të kampionatit, duke kryesuar me meritë me 24 pikë të plota dhe momentalisht 8 pikë më lart se Manchester City ndjekës që ka luajtur një ndeshje më pak.

Pasditen e sotme “The Reds” vuajtën jo pak ndaj Leicesterit dhe për pak u krijua ideja se do të vinte edhe ndalesa e parë, por të besuarit e Jurgen Klopp besuan deri në fund dhe me meritë arritën të festojnë 3 pikët e radhës.

Sadio Mane kaloi në avantazh Liverpoolin në minutën e 40’ të takimit ,por gjithçka u komplikua në të 80-ën, kur miqtë rikthyen baraspeshën me anë të Maddison. Megjithatë “të kuqtë” fituan një penallti në minutat shtesë, të cilën e shndërroi në gol James Milner, duke ngritur në peshë tifozërinë në “Anfield Road”.

Në takimet e tjera, Aston Villa mori një fitore të thellë me rezultatin 1-5 në transfertën ndaj Norwich, Burnley mposhti minimalisht 1-0 Evertonin dhe Watford Sheffield United u ndanë në barazim pa gola.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency