Fitore për infarkt, Liverpooli përmbys Newcastle “in extremis” (video)
Në Premier League mund të ndodhë gjithçka. Duhet të kesh zemër të fortë të përballosh emocionet që të dhuron ky kampionat, aq më te për kur luan Liverpooli. Skuadra e Jurgen Klopp arriti të shënonte në sekondat e fundit të shtesës përballë Newcastle, që edhe pse shënoi i pari nuk ia doli të largohej me pikë nga “Anfield”, ku gjithçka u mbyll 2-1.
Alexsander Isak lë gjurmë që në ndeshjen debutuese me skuadrën e Newcastle, që iu bashkua vetëm pak ditë më parë nga Real Sociedadi. Përballë Liverpoolit,më “Anfield”, sulmuesi i kombëtares suedeze e tundi rrjetën në minutën e 38-të, pas një gabimi të Tent Alexander-Arnold në pasim.
Isak mori një pasim nga Longstaff dhe nuk gaboi në finalizim, duke mos i dhënë mundësi reagimi portierit Alisson.
Liverpooli shkon në pushimin mes pjesëve në disavantazh të një goli e tashmë pritet reagimi i skuadrës së Jurgen Klopp në fraksionin e dytë.
Në minutën e 55-të, “ylli” i ri i Newcastle (Isak) realizoi të dytin personal, që fatkeqësisht iu anulua për pozicion milimetrik jashtë loje. Pas shumë përpjekjesh erdhi edhe goli i barazimit, i shënuar nga Firmino në minutën e 61-të, pasi asistit të marrë nga Salah.
E pabesueshme ajo që ndodh në minutën e tetë shtesë: në zhvillimet e këndores, pas dy tentativave të dështuara me kokë të Salah shënon me një gjysmëkthesë Carvalho, që ën në ekstazë tifozët vendas.



