Fitore të lehta për Realin, Juven e United, surprizon Man.City
Provë force e Realit të Madridit ndaj Romës. Kampionët e 3 edicioneve të fundit e nisën në mënyrën më të mirë sezonin 2018-2019 të UEFA Champions League me një fitore të lehtë 3-0 ndaj italianëve të Romës në Santiago Bernabeu. Vendosën gjithçka golat e Iscos dhe Bale të dy shumë të bukur sidomos ai i mesfushorit spanjoll me goditje standarte, ndërsa në fund kishte vend edhe për finalizimin e Mariano Diaz. Në ndeshjen tjetër të grupit Vikoria Plzen edhe pse kryesonte 2-0 nuk e ruajti dot avantazhin ndaj CSKA Moskës që barazoi 2-2 në fund. Në grupin E, Bayern Munich bëri detyrën duke fituar pastër 0-2 ndaj Benficas në Lisbonë me golat e Lewandowskit dhe portugezit Renato Sanches që i shënoi ish skuadrës së tij. Fitore e lehtë edhe për Ajaxin e Amsterdamit që në këtë grup tregoi dhëmbët duke fituar 3-0 ndaj AEK-ut të Athinës. Surpriza e madhe e mbrëmjes së Champions League ishte humbja e Manchester City-it, favorites së madhe për të fituar Champions Leaguen nga bookmakers-at. Citiziens u mposhtën 1-2 në Etihad nga Lyon .Cornet dhe Fekir realizuan për francezët ndërsa Bernardo Silva shkurtoi shifrat në pjesën e dytë. Në ndeshjen tjetër të grupit F që kryesohet nga Lyoni, Shakthar Donetsk dhe Hoffenheim u ndanë në një barazim 2-2. Në grupin F ishte mbrëmja e dy skuadrave favorite. Juventus pavarsisht se luajti me 10 lojtarë për më shumë se 60 minuta pas daljes me karton të kuq të Ronaldos, mposhti 2-0 Valencian në Mestalla me dy penallti të kthyera në gol nga Pjanic ndërsa në fund Parejo humbi një 11-metërsh për vendasit. Bëri detyrën edhe Manchester United që me një Paul Pogba në superformë autori i dy golave mposhti 0-3 Young Boys në Zvicër. Golin e tretë për Djajtë e Kuq e realizoi Martial.



