Fitoren minimale ndaj Feynoord, AZ Alkmaar i afrohet zonës së Europa League
AZ Alkmaar ka mundur me rezultatin 2-1 Feynoord në shtëpi, duke ngushtuar diferencën me këta të fundit në tre pikë. Në një përballje tepër të luftuar dhe me raste, vendasit zhbllokuan rezultatin në minutën e 19-të me anë të Karlson.
Suedezi u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke realizuar golin që ndezi festën në shkallët e stadiumit. Pak pa u mbyllur gjysmë ore lojë AZ Alkmaar fitoi të drejtën e një tjetër 11-metërshi. Karlson mori përsëri ekzekutimin, duke realizuar golin e dytë në këtë ndeshje dhe të 11-tin sezonal. Pa u mbyllur pjesa e parë De Vit arriti që të shënonte, por sistemi VAR i hoqi të drejtën e gëzimit për shkak se sinjalizoi një pozicion të parregullt.
Në pjesën e dytë Geertruida arriti që të shfrytëzonte një rrëmujë brenda zone duke ngushtuar diferencën. Me kalimin e minutave Feynoord e rriti presionin, por nuk ia doli që të ndryshonte diçka në fatin e kësaj sfide. Tri pikë për AZ Alkmaar që tashmë e sheh veten 3 pikë larg vendit të tretë, ndërsa Feynoord mbetet në kuotën e 51 pikëve, duke u ndalur pas 5 fitoresh radhazi në kampionat.



