Kategoria Superiore

‘Fitorja e shpëtimit’, Iuliano: Treguam karakter

Fitorja e Partizanit ndaj Teutës, ishte vendimtare edhe për të ardhmen e teknikut të të kuqve, Mark Iuliano. Italiani u shpreh mjaft i kënaqur me paraqitjen e ekipit dhe veçanërisht me karakterin e treguar nga futbollistët.

“Kaluam nga ‘ferri në parajsë’, me këtë fitore. Merituam gjithçka sepse treguam shumë karakter në fushën e lojës. Bëmë disa gabime, të thjeshta në dukje, por me kalimin e kohës do të përmirësohemi edhe më shumë. Jam i lumtur edhe për Bardhin, që erdhi nga bankina dhe u bë protagonist”, tha Iuliano.

Tekniku i Partizanit theksoi se preferon lojën sulmuese, por do t’i duhet pak kohë për të arritur të marrë maksimumin nga ky ekip.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency