Conference League

Fitorja ndaj Liepaja-s, Ramadani: Arbitri na penalizoi shumë, duhet të jemi me këmbë në tokë për ndeshjen e kthimit

Pas fitores ndaj Liepaja-s, në takimin e parë të Conference League, trajneri i Gjilanit, Zekirija Ramadani, theksoi se gjithçka mund të kishte shkuar më mirë nëse arbitri nuk do t’i kishte penalizuar në shumë raste.

Tekniku theksoi se skuadra e tij bëri deri diku një lojë të bukur, ndërsa shtoi se do duhet të qëndrojnë me këmbë në tokë për ndeshjen e kthimit, përndryshe mund te humbasin keq.

Fitorja: “Faleminderit për urimet, jemi të kënaqur. Ishte ndeshja e parë zyrtare. Ishte një kundërshtar që sot ka luajtur në një model tjetër nga tre ndeshjet e tyre të fundit. Na vuri në shumë vështirësi. Fusha ka qenë në gjendje jo të mirë, për të bërë pasime të shkurtra.”

Si shkoi ndeshja?Gabimet e arbitrit nuk ndikuan në rezultat, mirëpo shumë gabime kundër nesh. Sot kishte momente kur në të vërtetë e acaroi ekipin. Plus ishte një moment kur kisha një futbollist të shtrirë nuk e ndërpreu lojën, e kundërta ndodhi për skuadrën tjetër.”

Debutimi i Zabergjës dhe Krivanjevës: “Debutimi i Krivanjevës dhe Zabergjës ishte më i mirë se debutimi im. Lojtarët e rinj ndjehen sikur janë prej pesë vitesh me lojtarët e tjerë.”

Ndeshja e kthimit: “Duhet të bëjmë një analizë. Nuk do jetë e lehtë, nëse shkojmë me mendjen se jemi kualifikuar do dështojmë, nëse shkojmë me mendjen se na duhet fitorja mund të marrim rezultat pozitiv.”

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency