Premier League

Fitorja ndaj Manchester Cityt/ “Kundërsulm?”, Conte i përgjigjet me ironi Guardiolës

Antonio Conte zgjodhi rrjetet sociale, me një postim ironik të publikuar në profilin e tij në “Instagram”, për t’iu përgjigjur Pep Guardiolës, i cili pas humbjes në shtëpi të Manchester Cityt ndaj Tottenhamit, i kishte cilësuar “Spurs” si një ekip “kundërsulmuesish”.

Një analizë padyshim e papëlqyer nga trajneri italian, i cili u përgjigj duke publikuar një video të tre golave ​​të lojtarëve të tij në “Etihad Stadium” të shoqëruar me mbishkrimin: “Kundërsulm? Jo në të vërtetë …”.

Në fakt, të gjithë golat e “Spurs”, si ai i Dejan Kulusevskit ashtu edhe dy të Harry Kane, erdhën në fund të aksioneve. Por është gjithashtu e vërtetë që komenti i Guardiolas i referohej qasjes taktike të ndjekur nga Tottenham në minutën e 90’ dhe jo vetëm në mënyrë specifike për veprimet individuale.

“Pas marrjes së avantazhit, Tottenham bëri një lojë tepër të avashtë. Ata luajtën siç e prisja, ishin të mirë në krijimin e hapësirës dhe kundërsulmit”-deklaroi pas përfundimit të këtij takimi tekniku spanjoll.

Në fund të garës, Conte kishte preferuar të mos komentonte fjalët e Guardiolës, për ta bërë këtë disa ditë më vonë përmes një postimi që ringjall rivalitetin sportiv mes të dyve.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency