Kategoria Superiore

Fitorja ndaj Skënderbeut, Shehi: Nuk është rezultati që donim

Trajneri i skuadrës së Tiranës, Orges Shehi ka thënë sot, pas fitores ndaj Skënderbeut se edhe pse rezultati nuk ishte më i miri i mundshëm, e rëndësishme është rezultati.

“Është e vërtetë që këtë ndeshje e kishim merak, për shkak të rivalëve që i kishim afër. Unë jam i kënaqur, pavarësisht rezultatit, e rëndësishme është që e çuam ndeshjen aty ku donim. Sigurisht kur shënon sulmuesi ndjehet akoma më mirë.”-theksoi Shehi në emisionin “Gol pas Goli.

Më tej tekniku theksoi se Taulant Seferi bëri punën më të madhe në skuadër, ndërsa u shpreh se ndërhyrja e tij nuk ishte për karton.

Jo, Taulanti sot është për t’u përgëzuar e mbajti skuadrën në krah. Nuk ishte karton.”-tha ai.

Tekniku deklaroi ndër të tjera se mungesa e Hoxhallarit u ndje shumë në lojë, pasi ai është pika orientues.

“Jo mendoj që deri diku është e vërtetë sepse Hoxhallari është pika kryesore e skuadrës dhe deri diku na mungoi. Mbrojtja e Skënderbeut na bëri që ta kishim pak të vështirë, por prap ia dolëm.”-deklaroi ai.

Shehi zbuloi se Michael Ngoo ndodhet në Angli ku po rekuperohet, por shtoi se ai është I lumtur për ekipin.

“Ngoo nuk është në stol, është akoma në Angli dhe në fazën e rikuperimit.kam folur shumë me të dhe është shumë i lumtur për rezultatin e skuadrës.”-deklaroi ndër të tjera Orges Shehi.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency