Futboll

Fitorja në fundjavë e pamjaftueshme, shkarkohet trajneri i Taulant Xhakës

Basel ka shkarkuar trajnerin Patrick Rahmen. Ekipi zviceran fitoi 3-0 në fundjavë përballë Lausanne, por ndodhet 10 pikë larg Young Boys të vendit të parë.

52-vjeçari helvet mori drejtimin e Baselit më 1 korrik të vitit të kaluar, duke i drejtuar 20 herë kampionët e Zvicrës në 37 ndeshje.

Ky vendim vjen për shkak të zhvillimit të pakënaqshëm të përgjithshëm sportiv të ekipit të parë dhe mungesës së një perspektive të qartë në këtë drejtim”, lexohet në komunikatën e Baselit.

Ekipi ku bën pjesë edhe Taulant Xhaka, i cili këtë sezon numëron 851 minuta aktivizim në kampionat, do të drejtohet deri në fund të sezonit nga zv trajneri Guillermo Abascal.

Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency