Featured

Fituesi i Topit të Artë rrëmben armën dhe lufton për lirinë e Ukrainës

Është një legjendë e futbollit sovjetik dhe Dinamos së Kievit, pasi në 1986-ën ia ka dalë të fitojë Kupën e Kupave, duke u shpallur golshënues dhe mbi të gjitha, duke marrë edhe çmimin prestigjoz Topi i Artë.

Bëhet fjalë për Igor Belanov, ish futbollist i lindur në Odesë dhe ukrainas krenar, që ka rrëmbyer armë per të luftuar për lirinë e vendit të tij.

Tashmë në moshën 61-vjeçare, ish bomberi sovjetik ka bashkuar forcat me ushtarët ukrainas, kundër “vëllezërve rusë”, teksa shprehet se është i shokuar nga kjo luftë.

“Kam përfaqësuar me krenari Bashkimin Sovjetik në futboll dhe jam i shokuar nga kjo luftë, ndaj jam bashkuar me luftëtarët. Paqe në Ukrainë dhe lavdi të gjithë atyre që luftojnë invazorët e ardhur për të shkatërruar tokën dhe popullin ukrainas”, shprehet Belanov.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency