Kupa e Shqipërisë

Flamurtari “bie” ndaj Veleçikut, barazojnë Tirana e Laçi, “ok” Partizani e Kukësi

Flamurtari është e vetmja skuadër e Kategorisë Superiore që del e humbur nga sfida e vajtjes e raundit të parë të Kupës së Shqipërisë. Skuadra vlonjtate, që i përket Grupit A, u mposht 3-2 nga Veleçiku dhe duhet patjetër të fitojë në sfidën e kthimit, për të vijuar me tej. Rezultat surprizë mund të konsiderohet në këtë grup barazimi i Tiranës 0-0 në fushën e Shënkollit, ndërsa Partizani fitoi 0-3 me Vorën. Edhe Teuta u tregua e kujdesshme në fushën e Tërbunit, duke fituar 0-2, ndërsa Vllaznia iu imponua 0-1 Burrelit. Në takimet e tjera të këtij grupi Iliria e Fushë Krujës fitoi 2-1 me Kastriotin, ndërsa Erzeni shkatërroi 3-0 Dinamon.

Në Grupin B fituan të gjitha ekipet e Superiores, me përjashtim të Laçit, që barazoi pa gola në fushën e Elbasanit. Kukësi triumfoi 1-3 në Peqin m Shkumbinin, ndërsa Skënderbeu iu imponua 1-4 Devollit. Korabi-Besëlidhja përfundoi 2-1, Turbina-Luftëtari 0-1, Pogradeci-Bylis 0-4, Egnatia-Besa 0-1 dhe Lushnja-Orikumi 2-1. Ndërkohë skuadra e Kamzës nuk u paraqit në fushën e Apolonisë.

 

 

Rezultatet:

Grupi A

Vora-Partizani 0-3

Tërbuni-Teuta 0-2

Veleçiku-Flamurtari 3-2

Shënkolli-Tirana 0-0

liria-Kastrioti 2-1

Burreli-Vllaznia 0-1

Erzeni-Dinamo 3-0

 

Grupi B

Korabi-Besëlidhja 2-1

Shkumbini-Kukësi 1-3

Devolli-Skënderbeu 1-4

Elbasani-Laçi 0-0

Turbina-Luftëtari 0-1

Pogradeci-Bylis 0-4

Egnatia-Besa 0-1

Lushnja-Orikumi 2-1

Apolonia-Kamza 3-0 në tavolinë (Kamza nuk u paraqit)

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency