Flamurtari blindon krahun e majtë, firmos Kotobelli
Blerim Kotobelli është futbollisti më i fundit që i bashkohet Flamurtarit. 26 vjecari ka firmosur këtë të enjte me klubin vlonjat dhe nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e kuqezinjve duke qenë një përforcim me vlera për repartin e prapavijës. Kotobelli ishte prej kohësh në bisedime me Flamurtarin, pasi u shkëput nga Partizani disa javë më parë dhe këtë të enjte mundi të zyrtarizojë firmën e tij me klubin bregdetar. Te të kuqtë, Kotobelli nuk kaloi një vit pozitiv pavarësisht vlerave të tij dhe afrimi i tij te Flamurtari tashmë e bën lojtarin të jetë një alternativë më tepër për trajnerin Daja në krahun e majtë të mbrojtjes. Lojtari është vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit duke qenë tashmë pjesët e grupit vlonjat për sezonin e ri, ku kuqezinjtë nisen me ambicie të mëdha.



