Kategoria Superiore

Flamurtari, dy supersfida për të shqiptuar fjalën titull!

Në Vlorë është rikthyer entuziazmi. Pas disa vitesh zhgënjim dhe uljen-gritjesh të frikshme, Shpëtim Duro ka arritur t’i japë skuadrës një identitet, vazhdimësi dhe lojë bindëse. Klasifikimi thotë Skënderbeu, Kukësi dhe pastaj Flamurtari, dhe të mësuar me një korsi treshe në garën e titullit, shumëkush mendon se skuadra vlonjate mund të shfaqet si një pretendente për trofeun. Të Flamurtari fjalën titull nuk duan ta përmendin. Një ndër sekretet e ecurisë pozitive është ndoshta dhe fakti se skuadra nuk ka presionin e objektivave, i duhet të shprehet dhe të përfaqësojë denjësisht ngjyrat e qytetit. Gjithsesi, nuk duhet harruar se bëhet fjalë për një qytet me shumë histori në futboll e ku tifozët jetojnë ende me madhështinë e Flamurtarit të madh të viteve ’80. Mjafton pak për të rritur “stekën” e ambicieve.  Takimet e radhës janë vërtet impenjative, me Flamurtarin që këtë fundjavë pret Kukësin, ndërsa menjëherë, pas kampionëve në fuqi, stadiumin e Vlorës e viziton Skënderbeu. Takime ku tifozët do të mungojnë, pasojë e vendimit të disiplinës, por te Flamurtari tani janë mësuar me idenë se do t’iu duhet të ngrihen edhe mbi vështirësi të këtij lloji. Askush nuk mund të parashikojë se cfarë do të ndodhë, por ajo me Kukësin do të jetë një sfidë direkte për vendin e dytë dhe në rast të një fitoreje eventuale, është e lehtë të imagjinohet se me cfarë fryme shkohet me Skënderbeun. Në rast të dy fitoreve pastaj, në Vlorë duhet të mësohen me fjalën që as ne s’po e themi, thjesht për të evituar “tersin”.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency