Kategoria Superiore

Flamurtari mbush 95-vjeç, si dhuratë për ditëlindje kërkohet rikthimi në Europë

Një urim nga Vlora për të na kujtuar se është 95 vjetori i klubit sportiv “Flamurtari”. Një histori suksesi e lavdie për një emër që i ka dhuruar krenari futbollit shqiptar ndër vite, padyshim motiv krenarie për mbarë shqiptarët futbolli vlonjat. Flamurtari mund të konsiderohet kripa e futbollit shqiptar, aq sa të duket se për rolin e madh që ka patur duke furnizuar vazhdimisht edhe kombëtaren në vend ka fituar shumë pak , vetëm një titull kampion, si dhe 4 Kupa të Shqipërisë. Gjithsesi kur thua Flamurtari kulmi mbeten rekordet ndërkombëtare, krenaria e vërtetë e një vendi, të pakrahasueshme edhe sot kur shikon golin e Sokol Kushtës që ngrinte serbët në Bograd duke eleminuar nga Europa  Partizanin e ish Jugosllavisë, apo Flamurtari që futej ndër 16 skuadrat më të mira të Kupës Uefa duke luajtur si barabartë në ato dy përballje epike me Barcelonën.

Sot Flamurtari është në një proçes ringritje, Sinan Idrizi investon shuma të rëndësishme prej vitesh por ky duket sezoni i duhur për të nisur ngjitjen dhe për të rikthyer një Flamurtar të madh. Shpëtim Duro synon ta rikthejë sërish në Europë, terrenin që ekzalton krenarinë vlonjate, natyrisht duke patur në mendje, legjendën shqiptare, Flamurtarin e madh të viteve 80.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency