Flamurtari me dy fytyra, ndaj Luftëtarit luan Europën
Dy ditë janë shumë pak për të ndryshuar një skuadër, është e pamundur, megjithatë Flamurtari i parë kundër Teutës shfaqi një cilësi që po i mungonte prej kohësh, karakterin.Vlora si qytet është shquar për këtë element, megjithatë skuadra që për të qënë të sinqertë ka shumë pak vlonjatë po tregonte mangësi të theksuara në këtë aspekt. Situata u duk se po merrte sërish një kthesë të gabuar kur Teuta kaloi në epërsi, duke parë gjëndjen e rënduar psikolgjike të kuqezinjvë pak kush besonte se Flamurtari mund të ringrihej madje më pesimistët menduan se do të përkeqësohej edhe më tej, pikërisht në këtë moment skuadra reagoi e udhëhequr nga një prej lojtarëve që deri më tani ishte konsideruar si një gabim merkatoje Muarem Muarem. Trajneri i sapo caktuar Ardi Behari pranoi që kjo fitore është meritë e paraardhësit të tij të dorëhequr Shpëtim Duros dhe kjo është absolutisht e vërtetë. Skuadra vuante nga një ngërç psikologjik dhe jo nga cilësia, tashmë pas fitores shumë të rëndësishme kundër Teutës shpresa është që Flamurtari t’i rikthehet me forcën e nevojshme luftës për nje vend në Europë. Hijet e Kategorisë së Parë u zvanitën plotësisht pas suksesit ndaj durrsakëve dhe megjtihëse në plan të parë duket sikur vlonjatët janë shumë larg pretendimeve europiane, distanca me Luftëtarin është vetëm 4 pikë. Kanë mbetur edhe 6 sfida nga fundi dhe javën e ardhshme kuqezinjtë do të përballen pikërisht me skuadrën gjirokastrite, një takim jo i thjesht, por që mund ta afroj edhe më shumë me vendin e 3-të. Europa do të ishte një përfundim i lumtur i një sezoni me dy fytyra për Flamurtarin



