Lajme

Flamurtari ndal Gjilanin, mbyllet me një 0-0 java e 23-të

Surprizon Flamurtari. Skuadra nga Prishtina mori një pikë shumë të çmuar në transfertën ndaj Gjilanit pasi arriti tu rezistonte të gjitha sulmeve të skuadrës vendase duke u larguar me një barazim pa gola nga sfida që mbylli javën e 23-të të Vala Superligës së Kosovës. Formacioni i Arbnor Morinës krijoi shumë volum loje por gaboi shumë përpara portës duke mos mundur të gjejë dot rrugën e rrjetës. Për Flamurtarin kjo ishte pika e dytë që merr në transfertë në këtë sezon dhe e 15-ta në total me skuadrën kryeqytetase që pozicionohet në vendin e 10-të të klasifikimit në zonën e play-outit. Ndërkohë Gjilani me këtë barazim humbi terren me skuadrat e kreut pasi u ngjit në kuotën e 36 pikëve , 7 më pak se Prishtina kryesuese teksa pozicionohet në vendin e 6-të.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency