Flamurtari në hall, largohet edhe Useini!
Pas Danilo Alves, Goran Siljanovskit e Tomislav Busic, nga Flamurtari largohet një tjetër futbollist. Muhamed Useini ka prishur kontratën me klubin vlonjat duke lënë një tjetër gropë të madhe këtë herë në mesfushën e skuadrës që drejtohet nga Ilir Daja. Edhe këtë herë shkaku i largimit janë pagat e prapambetura. 30-vjeçari nga përfituar nga fakti që në Maqedoni merkato është ende e hapur deri në 15 shkurt dhe duke qenë sa ka oferta nga shteti fqinj do të rikthehet në Maqedoni. 30-vjeçari ishte pjesë e Flamurtarit që nga vera e vitit 2017-të. I afruar nga ish trajneri i tij te Shkëndija, Shpëtim Duro në skuadrën vlonjate, Useini ka qenë një titullar fiks te Flamurtari gjatë kësaj periudhe. Pa një lojtar me eksperiencë që në të kaluarën përveç Shkëndijës së Tetovës ka luajtur edhe me Rabotnickin e Renovën, dhimbjet e kokës për trajnerin Ilir Daja shtohen.



