Kategoria Superiore

Flamurtari, “nëndetësja” që kërcënon Kukësin dhe Skënderbeun

Flamurtari i këtij sezoni është nisur si një “nëndetëse”, pa zhurmën e zakonshme, duke ecur me ritëm për të dalë në sipërfaqe në në momentin e duhur. Vlonjatët kanë një ecuri pretendentësh në këto 8 javë të para të këtij edicioni, madje, nëse gjykimi do të ishte më i drejtë, atëherë ata do ta shikonin veten në një pozicion komod në renditje. Aktualisht, “kuqezinjtë” e Shpëtim Duros janë në vendin e 3-të me 15 pikë, 2 më pak se Kukësi dhe 7 më pak se Skënderbeu kryesues. Ndalesat e vlonjatëve këtë sezon janë humbja që në javën e parë me korcarët dhe barazimet me Luftëtarin, Vllazninë dhe Lacin. Nëse ndaj gjirokastritëve skuadra meritoi të merte një pikë të vetme, në Shkodër dhe në sfidën e luajtur në Krujë, klubi ka akuzuar gjyqtarët. Ndaj Vllaznisë është pretendimi që faulli në 11-metërshin e dhënë është jashtë zonës, ndërsa ndaj Lacit është pretendohen për dy penallti të padhëna. Nëse Flamurtari do të kishte marrë pikët e plota në këto 2 takime, sot do të ishte në vendin e dytë, me 19 pikë, dhe shumë pranë Skënderbeut. Pavarësisht se shihen si një skuadër me shumë cilësi, në Vlorë qëndrojnë me këmbë në tokë, nuk shpallin objektiva madhorë, duke lundruar si një “nëndetëse” në një kampionat tepër të fortë dhe të paparashikuar. Dy javët e ardhshme, që përkojnë me dy ndeshjet në shtëpi ndaj skuadrave që gjenden mbi Flamurtarin në renditje, ndaj Kukësit kampion dhe Skënderbeut kryesues, do të tregojnë forcën reale të kuqezinjve.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency