Flamurtari poston videon e Supersport: Fazë e re, zakone të vjetra!
Drejtuesit e Flamurtarit nuk janë ndalur vetëm te prononcimet pas ndeshjes, për të akuzuar arbitrat si shkaktarë të mungesës së fitorej ndaj Skënderbeut. Në faqen zyrtare të klubit në Facebook është shfaqur një video e shkurtër e marrë nga Supersport, e shoqëruar me mesazhin: Fazë e re, zakone të vjetra! Dy janë momentet që, sipas Flamurtarit, kanë kushtëzuar rezultatin e takimin, 11-metërshi i padhënë ndaj sulmuesit brazialin Juffo, pas kontaktit me Micin, dhe goli i anulluar i Bushicit, për ndërhyrje të parregullt ndaj Orges Shehit. Trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro, në emisionin “Gol pas Goli” të Vilma Mashës, deklaroi se nuk e mendonte që gjyqtarët të akordojnë penallti për Flamurtarin, ndërsa për rastin e golit të anulluar nuk kishte dyshimin më të vogël për rregullsinë e tij.
Fazë e re, zakone te vjetra !
Geplaatst door Flamurtari F.C op vrijdag 17 november 2017



