Flamurtari zgjedh trajnerin e ri, kthimi në Superiore i besohet Dritan Resulit
Drejtuesit e Flamurtarit kanë nisur punën për të ndërtuar skuadrën që do të garojë këtë sezon në Kategorinë e Parë, me objektivin për t’u rikthyer menjëherë në Superiore, ndërsa sot është emëruar edhe trajneri i ri.
Bëhet fjalë për ish mbrojtësin e kuqezinjve, Dritan Resuli, i cili pas shumë sezonesh si trajner në skuadrat e moshave, ka marrë frenat e ekipit të parë dhe pritet të nisë menjëherë nga puna.
44-vjeçari Resuli ka veshur fanellën e Flamurtarit për shumë vite si mbrojtës, ndërsa vitet e fundit ka trajnuar skuadrat U17 dhe U19 të qytetit të Vlorës.
Tani pritet që drejtuesit të nisin punën për të kompletuar organikën në dispozicion të Resulit, që nga ana tjetër merr besimin për një mision të rëndësishëm të futbollit vlonjat.



