Premier League

“Flas shpesh me Ibrën”, Thiago Silva: Dua të luaj deri në moshën 40-vjeçare

Thiago Silva festoi 38-vjetorin e lindjes dy ditë më parë. Mbrojtësi brazilian ka nisur sezonin e tretë me Chelsea dhe ndodhet në formë të shkëlqyer sportive, kjo edhe falë kualitetit dhe eksperiencës së madhe që zotëron.

Objektivi i kapitenit të Brazilit, është të luajë deri në moshën 40-vjeçare, njësoj si Zlatan Ibrahimovic, me të cilin luajti për dy sezone (2010-2012) dhe fitoi Serie A me Milanin, ndërkohë që ishin shokë skuadre edhe te PSG.

Bisedoj shpesh me Zlatanin, sidomos kohët e fundit duke llogaritur edhe duelet Milan-Chelsea në Champions League. Synimi im është të luaj deri në moshën 40-vjeçare, por nuk e di nëse do të jem ende në nivele të larta në atë moshë.

Gjithçka do të varet nga ky sezon dhe ajo çfarë do të ndodhë në Kupën e Botës. Do të varet edhe nga rinovimi i kontratës, por është e vërtetë që dua të luaj derisa të mbush 40 vjeç”, deklaroi Thiago Silva për faqen zyrtare të klubit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency