“Flasim shpesh, shkëmbej ide me babanë e tij”, jo vetëm Chelsea pas Neymarit
Kjo verë pritet të jetë e nxehtë për Neymar. PSG po mendon të bëjë një revolucion të madh me emërimin e Luis Campos si drejtori i ri sportiv, ndërkohë që braziliani nuk bën pjesë në planet e kampionëve të Francës.
“Ka lojtarë që nuk luftojnë për fanellën që mbajnë veshur”, deklaronte presidenti Nasser Al-Khelaifi pak ditë më parë, deklaratë që lojtari e ka përjetuar keq. Në skenë ka dalë Chelsea, që po tenton të transferojë yllin brazilian në Premier League.
Por, 30-vjeçarin e ëndërrojnë edhe në vendlindje. Bëhet fjalë për Santos, klubin e tij të zemrës ku e nisi futbollin dhe ku luajti e shkëlqeu përpara se të transferohej te Barcelona në vitin 2013.

Presidenti Andres Rueda komentoi mundësinë e rikthimit të sulmuesit te klubi i tij: “Santos do t’i mbajë gjithmonë dyert e hapura për Neymarin. Kur u largua, ai tha se do të kthehej. E dimë që është e vështirë, por detyra ime është të paktën të provoj.
Bisedoj shpesh me babanë e tij, shkëmbejmë ide të ndryshme. Ne e ëndërrojmë rikthimin e tij, unë tentoj t’i kthej ëndrrat në realitet”, deklaroi kreu i klubit brazilian në lidhje me liderin e kombëtares “Seleçao”, i cili vjen nga disa sezone nën nivelin e tij.
TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE
QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?



