Flasin “Dardanët”: Spanja nivel tjetër, ishte shumë e vështirë
Besar Halimi: “Jam shumë i lumtur që shënova atë gol, u kam dhënë pak shpresë të gjithëve. Por jemi të dëshpëruar, sepse në ato 5 minuta pas golit kishim më shumë presa, por Spanja është nivel shumë më i lartë dhe ishte e vështirë. Të gjithë tifozët duhet të jenë me ne, të na japin forcë për në të ardhmen. Shumicën e ndeshjeve i kam luajtur në atë pozicion dhe besoj që gjithmonë jap maksimumin. Problemi është se, në përgjithësi, te goli i parë spanjollët na zunë shumë keq dhe ishte shumë e vështirë”.
Samir Ujkani: “Kemi luftuar për njëri-tjetrin. Spanja është një prej ekipeve më të mira në botë. Jemi ende shumë larg nivelit të Spanjës. Kemi provuar për të krijuar disa raste. Ky është kualiteti i tyre, patën shumë raste. Spanja është super ekip, por na duhet me këqyr lojën tonë. Nuk e kemi mentalitetin për të luajtur si Greqia. Rivali tanë janë Gjeorgjia dhe Greqinë. Duhet të provojmë që të rritemi si lojtarë dhe si ekip. E kemi ndërruar sistemin e lojës. Luajtëm me Lituaninë në temperatura të ulëta. Me Suedinë zhvilluam lojë fizike dhe shumë të fortë. Kur erdhëm këtu e gjetëm temperaturën 31 gradë.”



