Flet “Fenomeni”, ja kujt ia jep Topin e Artë
Luis Nazario de Lima, i njohur në botën e futbollit si Ronaldo “Fenomeni”, në një intervistë (do të transmetohet e plotë nga Sky Itali) të dhënë për Alessndro de Pieron, ka folur sërish për Topin e Artë, duke këmbëngulur se Karim Benzema e meriton këtë çmim individual, edhe pse njerëzit kanë qenë të fokusuar te Lewandowski e Messi.
“Benzema? Ai e meriton Topin e Artë, e kam thënë prej vitesh dhe më kanë kritikuar…, por ai e meriton, është një sulmues i madh. Për Championsin, Realin e Madridit është favorit. “Los Blancos janë në simbiozë me këtë kompeticion dhe më pas kanë Ancelottin në pankinë, i cili është një nga më të mirët në botë”, u shpreh braziliani Ronaldo.
Gjithsesi tashmë dhe me ndryshimin e rregullave të Topit të Artë, që është bërë në bazë të paraqitjeve personale gjatë sezonit dhe fitimit të trofeve deri në shtator, Benzema do të jetë sigurisht favorit për këtë çmim prestigjioz.



