Conference League

Flet golashënuesi më i mirë i eliminatoreve të CL: Ndjenjë e veçantë, tani presioni te Shkupi

Me 7 gola të shënuar në 5 ndeshje, Albion Rrahmani është padyshim golashënuesi më i mirë i eliminatoreve të Conference League. Sulmuesi 21-vjeçar la gjurmë edhe në sfidën e Play Off-it ndaj Shkupit, duke shënuar golin e barazimit të përkohshëm, ndërsa pas ndeshjes ndau emocionet e tij me ndjekësit e SuperSport.

Sa gola keni shënuar? A e dini që jeni golashënuesi më i mirë i Conference Leagues?
Shtatë. Jam shumë i lumtur për këtë që kam arritur të bëj. Çelësi i Suksesit është përkrahja e familjes dhe e trajnerit, që më ka dhënë mundësinë të tregoj aftësitë e mia në këto ndeshje. Unë jam vetëm 21 vjeç dhe është një ndjenjë e veçantë ajo që po përjetoj duke shënuar kaq gola në Conference League.

Sa shanse keni të shkoni në grupe?
Me këtë rezultat, besoj se do ta kemi më lehtë në Prishtinë, pasi do të jemi të relaksuar, ndërsa Shkupi do të ketë presion. Ne do të ndjekim këshillat e trajnerit dhe besoj se do të jemi në fazën e grupeve.

A e prisnit atë krosim nga Taçi në rastin e golit, apo u gjendët rastësisht aty?
Është një skemë që ne e provojmë shpesh, pasi ai i ka shumë të mira krosimet nga ajo zonë e fushës. E prita një krosim, që për fat të mirë erdhi dhe e dërgova në rrjetë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency