Florentino Perez me plan të qartë, rinovim i trefishtë te Real Madrid
Kylian Mbappe mbetet objektivi i madh i Real Madrid për merkaton e verës, por drejtuesit e klubit spanjoll janë fokusuar edhe te rinovimet. Tre janë lojtarët të cilët do të marrin propozime në lidhje me zgjatjen e aventurave të tyre në kryeqytetin spanjoll.
I pari është Eder Militao. Mbrojtësi brazilian i kushtoi 50 milionë euro Reali në verën e vitit 2019. 24-vjeçari po luan si titullar dhe po bën mirë tek ekipi i Carlo Ancelottit.
Kontrata aktuale i përfundon në vitin 2025, por presidenti Perez dëshiron ta “blindojë”, sigurisht me rritje page. Rinovimi me lojtarin brazilian nuk varet nga afrimi i Rudiger, për të cilin interesohen edhe PSG e Juventusi.

ELCHE, SPAIN – JANUARY 20: Eden Hazard of Real Madrid CF celebrates with team mates after scoring his team’s second goal during the Copa Del Rey round of 16 match between Elche CF and Real Madrid CF at Estadio Martinez Valero on January 20, 2022 in Elche, Spain. (Photo by Quality Sport Images/Getty Images)
Ndërkohë, te Reali po përgatisin edhe kontratat e reja me Vinicius Junior dhe Luka Modric. Sulmuesi brazilian është një nga lojtarët më të dalluar këtë sezon me 17 gola dhe 18 asiste.
Një vit tjetër do t’i afrohet edhe Modric. Pavarësisht 36 viteve mbi supe, kapiteni i Kroacisë vijon të mbetet një nga mesfushorët më të mirë dhe së shpejti do të vijë firma në kontratën e re.




