Florenzi alternativa e Cancelos, e bind Spalletti
Te Interi do të bëjnë gjithçka për të mbajtur në skuadër Joao Cancelon edhe për sezonet në vazhdim por në rast se zikaltrit nuk arrinë ta blejnë dot kartonin e mbrojtësit të djathtë portugez nga Valencia për 35 milionë euro, atëherë Interi duhet të shikojë për alternativa të tjera për të zëvendësuar Cancelon. Dëshira e Spalletit në rast se Cancelo nuk qëndron, është Alesandro Florenzi. Italiani i cili mund të përshtatet në disa role përfshirë edhe krahun e djathtë të mbrojtjes ka kontratë me Romën deri në vitin 2019-të, por gjasat janë që Florenzi të mos rinovojë me verdhekuqtë për të nisur një aventurë të re te Interi ku do të rigjente ish trajnerin e tij.



