Merkato

Fonseca thërret Higuainin: Eja te Roma, kthehesh si dy vite më parë!

Paulo Fonseca, gjatë prezantimit si trajner i Romës e bëri të qartë se skuadrës verdhekuqe duhet t’i bashkoheshin vetëm ata lojtarë që ishin të bindur për projektin e klubit. E ku ka më mirë sesa të kontaktosh vetë lojtarët për t’i bindur!

Mësohet se trajneri portugez i ka shkruar në WhatsApp sulmuesit të Juventusit, Gonzalo Higuain,  nëse mund të flisnin në telefon.

“Pipita” ka pranuar dhe mes të dyve është zhvilluar një bisedë e përzemërt, ku Fonseca i shpjeguar se me fanellën verdhekuqe sulmuesi do të kthehej ai i dy viteve më parë. Argjentinasi e ka falënderuar, por i ka kërkuar kohë për të vendosur.

Fonseca, në njëfarë mënyrë, është përfshirë në lojën e “shahut” të merkatos. Juventusi, nëse lirohet nga Higuain do të bënte gjithçka për të marrë Icardin dhe Interi, me largimin e mundshëm të Icardit do të hidhej në sulmin përfundimtar si për Dzekon ashtu edhe për Lukakun.

Një ndërhyja, që në rastin e Veretout pati efekt të menjëhershëm. Mesfushori ishte pranë Milanit, por, pasi bisedoi me Fonsecan, vendosi të transferohej në kryeqytet.

Nga pikëpamja e shifrave, Juventusi do të pranonte huazimin, por me kushtin e blerjen me detyrim (ndryshe nga marrëveshja me Milanin dhe Chelsea-n). Bardhezinjtë vazhdojnë të kërkojnë 36 milionë euro për kartonin e Higuainit.

Më e komplikuar çështja e pagës së sulmuesit. Argjentinasi përfiton 7.5 milionë euro në sezon, me kontratën që i përfundon në vitin 2021. Te Roma do të përfitonte më pak, por marrëveshja do të zgjatej edhe dy sezone më shumë.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency