Forcë dhe muskuj/ Egnatia “flakë” në merkato, firmos me “xholin” shqiptar
Egnatia zyrtarizon përforcimin e radhës në kuadër të ndërtimit të një skuadre konkurruese për sezonin e ardhshëm. Klubi rrogozhinas ka siguruar shërbimet e Jurgen Goxhës, i cili gjatë dy sezoneve të fundit ka luajtur jashtë Shqipërisë, pikërisht në Azerbajxhan, me skuadrat Sabail e Gabala.
30-vjeçari, i cili shquhet për karizmën dhe shpirtin luftarak ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare, çka tregon që se qëllimet e drejtuesve të Egnatias janë për të qëndruar gjatë në Superiore. Drejtuesit e ekipit rrogozhinas kanë bërë revolucion në ekip, pasi e kanë ndryshuar thuajse krejtësisht organikën, teksa spikatin afrimet e emrave të rëndësishëm si Musta, Fangaj, Mihana, Atanda etj.



