La Liga

Forma e dobët e Barcelonës “habit” edhe Carvajal: Shpresoj të rikthehen konkurues!

Forma e dobët që po shfaq Barcelona në këtë sezon ka lënë të habitur edhe vetë futbollistët e Realit të Madridit, me Los Blancos që për momentin rivalë në garën për titull në La Liga, kanë Real Sociedad, Sevillan dhe Atleticon e Madridit, ndërkohë që blaugranat qëndrojnë plot 10 pikë pas tyre. Dani Carvajal në një intervistë e ka komentuar kështu formën e dobët të Barçës.

“Jemi shumë të habitur rreth situatës së Barcelonës. Ne kemi qënë gjithmonë rival me njëri tjetrin dhe konkurrent shumë të fortë në La Liga. Sot është gjë tjetër komplet. Jemi 10 pikë para tyre dhe kjo gjë na habit. Nuk na vjen mirë të shohim Barcelonën të katandiset në këtë mënyrë”, theksoi fillimisht Dani Carvajal.

Gjithsesi mbrojtësi i krahut të djathtë te Realit ka respekt maksimal për Barcelonën dhe shpreson që me Xavin në drejtim ata të rikthehen konkurues për ta bërë më të bukur La Ligan. Carvajal komentoi edhe rikthimin e tij në kombëtaren spanjolle.

“Ne kemi shumë respekt për ekipin e Barcelonës dhe shpresojmë shumë që të rikthehet e të luftojë për kampionat. Ndjehem shumë i lumtur për rikthimin tim te Spanja, do të jap maksimumin,” është shprehur Carvajal.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency