Conference League

Formacionet e Partizanit dhe Llapit/ Mehmeti konfirmon fituesit, Batatina bën një ndryshim

Partizani është gati për duelin e kthimit ndaj Saburtalo Tbilisi (Gjeorgji). “Demat” fituan 0-1 sfidën e parë të raundit të parë në transfertë, ndërkohë që në “Air Albania” (21:00) do të futen në fushë me objektivin e vetëm kalimin në raundin e dytë.

Trajneri Dritan Mehmeti ka zgjedhur titullarët për takimin e sotëm, duke mos bërë asnjë ndryshim në formacion krahasuar me ndeshjen e parë.

Në orën 20:00 zbret në fushë edhe Llapi. Skuadra e Tahir Batatinës do të tentojë përmbysjen e madhe ndaj Buducnostit (Mali i Zi). Dueli i luajtur në Podgoricë u mbyll 2-0 për vendasit.

Skuadra nga Podujeva do të mbështetet nga një numër i madh tifozësh nga treva të ndryshme shqiptare, të cilët janë bashkuar në mbështetje të Llapit pas koreografisë së turpshme anti-shqiptare që shpalosën ultrasit malazezë në takimin e parë.

Trajneri Tahir Batatina ka bërë vetëm një ndryshim, i detyruar prej daljes me të kuq të mbrojtësit Bianor. Në vend të brazilianit do të luajë Kushtrim Shabani, teksa postin e tij në mesfushë e fiton Drilon Fazliu.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency