Formacionet zyrtare Burnley-Southampton, Broja konfirmohet titullar
Southampton do të përballet mbrëmjen e sotme në orën 20:45 në transfertë ndaj Burnley dhe ylli i kombëtares shqiptare, Armando Broja do e nisë këtë sfidë si titullar.
“The Saints” do të kenë një përballje të vështirë, me kundërshtarët e raundit të 30-të që kërkojnë mbijetesën, ndaj pritet që në këtë përballje të bëjnë gjithçka për të grumbulluar sa më shumë pikë.
Nga ana tjetër Southampton do tentojë gjithçka duke qenë se matematikisht është ende në garë për një vend në kompeticionet europiane. Përballjen ku Broja do tentojë të gjejë golin, për të riprovuar rolin e tij vendimtar në fushën e lojës do mund ta ndiqni ekskluzivisht në Supersport 4.
Ndërkohë trajnerët Jackson dhe Hasenhuttl kanë vendosur edhe për formacionet me të cilët do të luajnë në këtë përballje.




