Formacionet zyrtare, ja si do përballen në miqësore Shqipëria U-19 dhe Kosova U-19
Kombëtaret U-19 të Shqipërisë dhe Kosovës nisën sot në orën 10:00 ndeshjen e dytë miqësore mes tyre, me të parën që u luajt me 26 mars dhe që u mbyll me fitoren e “dardanëve” me rezultatin 0-2.
Golat në përballjen e parë për Kosovën i realizuan Maloku në minutën e 28’ dhe Toverlani në minutën e 55’. Këto miqësore janë teste për të dyja përfaqësueset përpara ndeshjeve zyrtare.
Kjo ndeshje po luhet në “Arena Egnatia” Rrogozhinë dhe trajnerët Cungu dhe Krasniqi kanë zgjedhur këto formacione.
Formacionet zyrtare:
Shqipëria: Dema, Kurti, Abazaj, Azizi, Taleb, Topi, Shkurti, Daka, Lika, Torraj, Toma.
Trajneri: Armando Cungu
Kosova: Shala, Bajraktari, Avdimetaj, Kadriu, Ajeti, Mehmeti, Maloku, Bruti, Jahmurataj, Sadriu, Rashica.
Trajneri: Ramiz Krasniqi



