Formacioni i javës, këtë herë nuk dominon City
Java e 23-të e Premier Leagus solli humbjen e parë sezonale për Manchester Cityn, pas 20 fitoresh dhe 2 barazimesh. Skuadra e Guadiolës u mposht me rezultatin 4-3 nga Liverpooli i Jurgen Klopp, por gjithsesi vijon të kryesojë bindshëm renditjen e kampionatit.
Humbja e Cityt këtë javë, bëri që skuadra e Guardiolës të dorëzojë dominimin edhe në formacionin më të mirë të javës, ku në mënyrë të vazhdueshme kishte më shumë futbollistë të ‘Qytetarëve’.
Në formacionin më të mirë të javës së 23-të dominon Tottehnami, që mposhti 4-0 Evertonin, ndërsa Liverpooli përfaqësohej vetëm nga Salah dhe Oxlade Chamberlain, në këtë 11-she.
Ja formacioni më i mirë i Premier Leagues, për javën e 23-të:




