Futboll

Formacioni ideal i vitit 2018 sipas “L’Equipe”

Antoine Griezmann nuk është përfshirë nga prestigjiozja “L’Eqipe”, në formacionin ideal të vitit 2018. Dhe kjo është e kuptueshme, pasi në rolin e tij janë emra të tjerë shumë të mëdhenj.

Reali i Madridit është klubi që ka më shumë përfaqësues në këtë formacion, me 3 të tillë: mbrojtësit Varane e Marcelo, si dhe mesfushorin Luka Modriç, që është edhe fituesit i “Topit të Artë” për vitin 2018.

Bie në sy pikërisht lënia jashtë e Antoine Griezmann, kampion bote me Francën, por edhe fitues i Europa League e Superkupës Europiane me Atletico Madrid. Klubi tjetër madrilen ka si përfaqësues të vetëm në formacionin ideal portierin Jan Oblak.

Sa i përket pjesës tjetër të skuadrës, reparti i mbrojtjes plotësohet nga Trent Alexander Arnold dhe Virgil Van Dijk të Liverpoolit. Në mesfushë, Modriçit i bashkohet francezi i Chelseat, N’golo Kante.

Ndërkohë, Kylian Mbappe, Lionel Messi dhe Eden Hazard janë zgjedhur në formacionin ideal të “L’Equipe” si treshja që mbështetet të avancuarin Cristiano Ronaldo.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency