Formacioni më i mirë (4-3-3) i adoleshentëve të La Ligas, ja skuadra që dominon
Faqja e internetit “Transfermarkt” ka publikuar listën me 11 futbollistët më të rinj sipas pozicioneve që kanë luajtur deri tani në La Liga dhe me vlerën më të lartë në treg, duke përdorur rreshtimin 4-3-3. Lista dominohet nga lojtarët e Valencias (4 futbollistë), e ndjekur nga Barcelona me tre.
Pedri: Në moshën 19-vjeçare, mesfushori i Barcelonës ka një vlerë prej 80 milionë eurosh në treg.
Gavi: Është vetëm 18 vjeç, por mesfushori i Barcelonës është lojtari i dytë më i ri që ka luajtur këtë sezon në La Liga dhe çmimi i tij në treg është 60 milionë euro.
Ansu Fati: Në moshën 19-vjeçare, sulmuesi i Barcelonës ka një çmim prej 60 milionë eurosh.
Yeremy: Anësori i Villarrealit (19 vjeç) është lojtari i katërt më i kërkuar në këtë renditje të “Transfermarkt” me një vlerë prej 40 milionë erosh.
Musah: Xhevahiri 19-vjeçar i Valencias ka një vlerë tregu prej 15 milionë eurosh.
Momo Cho: Sulmuesi i Real Sociedadit vlerësohet 15 milionë euro, edhe pse është vetëm 18 vjeç.
Mamardashvili: Portieri i ri i Valencias vlen 10 milionë në moshën 21-vjeçare.
Kaiky: Mbrojtësi i Almerías, një nga lojtarët më të dalluar kundër Realit të Madridit në rikthimin e ekipit andaluzian në La Liga vlen 8 milionë euro në moshën 18-vjeçare.
Arnau Martínez: Mbrojtësi i djathtë i Gironas vlerësohet 5 milionë euro në moshën 19-vjeçare.
Jesús Vázquez: Anësori i Valencias vlerësohet në 5 milionë euro (19 vjeç).
Mosquera: Lojtari 18-vjeçar i Valencias, i treti më i ri që ka luajtur në La Liga deri më tani, vlerësohet një milion euro.




