La Liga

“Fortesa” San Mames e pakalueshme për Realin e Madridit

Ndalesa e parë për Realin e Julen Lopeteguit, vjen në fortesën “San Mames”. Ndaj Athletic Bilbaos, Los Blancos u ndalën në një barazim 1-1, madje vendasit edhe mund ta kishin fituar sfidën pasi ishin shumë kërkues. Fusha e Bilbaos gjithmonë ka qenë e vështirë për Realin e Madridit por edhe për Barcelonën me këta të fundit që tashmë kanë dy pikë më shumë se mbretërorët dhe kryesojnë të vetëm La Ligan.Në të 32-ën Iker Munian realizoi golin e epërsisë për Athletic ndërsa pak çaste më vonë Raul Garcias iu anulua një gol për pozicion jashtë loje. Në pjesën e dytë, Reali e rriti shumë ofensivën drejt portës së skuadrës baske dhe pas shumë përpjekjesh gjeti golin e barazimit me Iscon në minutën e 63-të, por deri në fund shifrat nuk ndryshuan më edhe pse të dyja skuadrat kërkuan të merrnin tre pikët. Valencia ndërkohë nuk fitoi sërish pasi u ndal në një barazim pa gola nga Real Betis në Mestalla.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency