Serie A

FOTO/ “Allegri, mos u dorëhiq”, ultrasit e Juves fajësojnë presidentin dhe lojtarët

Ditë të vështirë dhe plot tension te Juventusi. Bardhezinjtë pësuan një humbje turpëruese në Champions League ndaj Maccabi Haifa (2-0), e tretë në katër ndeshje në fazën e grupeve. Kualifikimi është një mision pothuajse i pamundur.

Aspak pozitive është edhe ecuria në Serie A, aty ku ekipi i Max Allegrit renditet në vendin e tetë, dhjetë pikë larg Napolit kryesues. Të gjithë kanë përfunduar në bankën e të akuzuarve, duke nisur nga Andrea Agnelli, Max Allegri, drejtuesit, por edhe lojtarët, të cilët po shfaqin një rendiment skandaloz në fushën e blertë.

Ndërkohë, Viking, një nga tifogrupet kryesore që mbështet rekordmenët e futbollit italian, kanë shpalosur disa banderola në muret e stadiumit, aty ku sulmojnë ashpër presidentin Agnelli dhe i dalin në mbrojtje trajnerit Allegri.

Agnelli, zhduku”, lexohet në njërën pankartë, teksa tjetra është pro teknikut livornez: “Allegri, mos e jep kurrë dorëheqjen!!! Ata që luftojnë kundër… nuk janë të denjë për këtë fanellë”. Një qëndrim i qartë kundër kreut të klubit dhe lojtarëve, dhe në mbështetje të Allegrit.

Në fundjavë luhet derbi i qytetit ndaj Torinos. Viking do të jenë si gjithmonë në mbështetje të ekipit të zemrës, ndërkohë që karikojnë Juventusin me shkrimin: “Derbi është jetë për ne. Mercenarë, fitojeni këtë dreq ndeshjeje”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency