Foto/ Balla “kërshëri” Ramës, feston në dhomat e zhveshjes me futbollistët e Tiranës
Tirana fitoi titullin e 26 kampion në Shqipëri, pasi mposhti Partizanin 2-1 në derbi dhe hapi shampanjën e festës ter javë para fundit të sezonit.
Entuziazëm i jashtëzakonshëm në stadiumin “Elbasan Arena”, me tifozët bardheblu që pushtuan fushën dhe nisën festën me futbollistët, teksa gjithçka vijoi edhe në dhomat e zhveshjes.
Në festën bardheblu, nuk mungoi as deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili bëri edhe një foto me kampionët e rinj të Shqipërisë, futbollistët e Tiranës.




