FOTO/ Balotelli nuk fshihet më, prezanton të dashurën e re
Pas një karriere me luhatje, Mario Balotelli duket se ka gjetur “parajsën” në Turqi, ku po luan dhe shënon rregullisht me Adanaspor, aq sa u përfol edhe për një rikthim në Kombëtaren italiane, por në fund Mancini vendosi ndryshe.
Sulmuesi italian, i njohur më shumë për bëmat e tij jashtë fushe, duket se ka gjetur qetësi edhe në aspektin emocional, pasi lidhja e tij me modelen Francesca Monti është konsoliduar, me çiftin qe jetojnë bashkë prej shumë muajsh.
Së fundi 23-vjeçarja është zhvendosur në Turqi, për të qenë sa më pranë Balotellit, i cili nga ana tjetër nuk ka ngurruar të bëjë publike marrëdhënien me Francescën edhe në rrjetet sociale.














